Reperi i grupit Tingulli 3nt, Getoar Selimi, sipas indikacioneve është i përfshirë në një lidhje dashurie me bukuroshen Florenta Islami.

Nëpër internet është duke qarkulluar një foto e reperit me bukuroshen nga Prishtina, e cila sipas të gjitha gjasave do të jetë dhe bashkëshortja e ardhshme e Getit.

Se Florenta do të jetë femra e fundit e Getit, e vërtetoi edhe vet reperi i “Baba Records” në Twitter, duke shkruar: “Unë me bashkëshorten duke ngrënë fara dhe duke shikjuar film..hohoho”.

Pas lansimit të albumit të ri “Ma I Madhi N’Vend”, Geti pritet që së bashku me Big Xik të rikthehen në skenë me videoklipe dhe bashkëpunime tjera.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here