Getoar SelimiLideri i Babastars, Getoar Selimi, i është kundërpërgjigjur Noizyt, pas ofendimeve publike të këtij të fundit bërë ndaj tij.

Ishte Noizy ai që shfrytëzoi një profil të gabuar të Getit, për ta paralajmëruar atë se do të përballet me këngë të drejtuara kundër tij. Noizy nuk ka hezituar as të përdorë fjalë të pista në drejtim të Getit, i cili duket se nuk qëndron prapa atyre komente.

Telegrafi ka kontaktuar menaxhmentin e Babastars, që ka hedhur poshtë se profili nga i cili është ‘inspiruar’ Noizy nuk është i Getit.

“Ka më se tri vjet që Geti nuk ka Facebook. Nuk e di nga ka ardhur ai profil. Geti nuk është ndjerë i ofenduar nga deklarata e Noizyt.

Sidoqoftë, më duhet të konfirmoj se Geti është i hapur për publikun vetëm në Twitter”, ka theksuar menaxheri i Babastars.

Në ndërkohë, Geti nuk e ka lënë me kaq. Ai ka shfrytëzuar pikërisht llogarinë e tij në Twitter, për të thumbuar me mjaft stil rivalin e tij.

“Nuk jom i llafeve… po veprave që bojn llafe…”, ka theksuar Geti në Twitter.

Kundërpërgjigja e Getit për Noizyn do të kompletohet të dielën, kur dhe pritet të lansohet super projekti “Pot Shoh Përmas”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here