Geti dhe Marina bashkë në emisioni “Procesi Sportiv”Marina Vjollca ka ftuar të dashurin e saj, Getoar Selimin.

Por, para se të fillon emisioni “Procesi Sportiv”, bukuroshja dhe reperi kanë pozuar para një pasqyre, përkatësisht kjo është fotografia e tyre e parë së bashku të bërë publike.

Fotografinë e ka postuar Marina në llogarinë e saj në Instagram teksa Geti e ka shpërndarë menjëherë, duke heshtur spekulimet se a janë në lidhje apo janë veç në suazat e thashethemeve.

Madje, gjatë emisionit sportiv prezantueses shqiptare i është marrë disa herë goja teksa përmendte emrin e Getit. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here