Geti bën tatuazh emrin e Marina VjollcësGetoar Selimi nga tani e tutje, të dashurën e tij momentale Marinën do ta mbaj përgjithmonë me vete në dorën e djathtë, të paktën kështu na bën të mendojmë tatuazhi i tij i ri, i cili asocion me emrin e prezantueses seksi të ekranit.

Urojme që çifti në fjalë të mbesin gjithmonë bashkë, ngase Getoarit do t’i duhej të rishkruaj diçka tjetër mbi tatuazhin M me krahë engjulli edhe pse tani ka metoda për largimin e tatuazheve me laser. Në anën tjetër, Marina nuk parapëlqen të paraqitet publikisht me të dashurit e saj.

Prezantuesja nuk ka prezantuar asnjëherë partnerët e saj, jo vetëm Getin por edhe të tjerët. Vjollca preferon të mbetet e mbyllur hermetikisht jeta e saj private, ani pse mediat kanë lançuar lajme të ndryshme lidhur me emrin e saj Ndërsa, Ghetto Geasy nuk ndjek të njëjtën rrugë, meqë ai shumë shpesh në rrjetin social instagram poston iniciale, detaje për të rënë sa më shumë në syrin e fansave e edhe mediave të shkruara e atyre elektronike, pasiqë shumica e lajmeve tani lidhet ngushtë me atë se çfarë vendosin të ndajnë artistët tanë me publikun.

Përveç tjerash Marina së fundmi ka festuar 25 vjetorin e lindjes me motrat dhe mamanë, por nuk ka mbetur pa dhuratë nga Geti, ku sipas burimeve të afërta me çiftinai i ka dhuruar të dashures një çantë të markës MCM , që të kombinohen sa më mirë së bashku, meqë edhe reperi posedon një të tillë./Prive.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here