Megjithëse të jetosh dhe të bësh gjithçka duke të parë të tjerët nuk do të ishte zgjedhje e të gjithëve, duket se për disa të tjerë kjo është një gjë e bukur.

Dhe persona që zgjedhin të bëjnë këtë jetë të vëzhguar, ishin pikërisht konkurrentët e shtëpisë më të vëzhguar “Big Brother”. Një nga konkurrentët e këtij formati, Gerta Matohiti, apo siç e thërrisnin të gjithë brenda shtëpisë, Geri, ka rrëfyer për gazetën “Koha Jonë” në suplementin “Summer Time” ndjesitë e të qenit person publik tashmë prej disa muajsh.

Gerta gjithashtu thotë se edhe në kushtet kur t’i nuk i zgjedh njerëzit, por të duhet të rrish me ta, mund të lindi miqësia që mund t’i rezistojë kohës. Miqtë e saj brenda shtëpisë janë edhe jashtë saj e ndër shumë konkurrentë që ishin pjesëmarrës në shtëpi, Geri veçon Liamin dhe Dritanin. Por për të mësuar më shumë rreth Gertës dhe pse simpatia e fituesit të “BB5″, Abrit, nuk ishte reciproke edhe për të, lexoni intervistën e mëposhtme.

Gerta, tashmë jeni bërë personazh publik, çfarë ndjesie është kjo për ju, e pëlqyeshme apo bezdisëse?

Mund të them se është një ndjesi shumë e mirë dhe më pëlqen shumë, sepse njerëzit të identifikojnë dhe në rastin tim pozitivisht, kujt nuk do t’i pëlqente ta takonin në rrugë apo edhe ta ndalonin për t’i thënë “je shembull për vajzën time” e shumë të tjera. Për mua është diçka që më gëzon pa masë.

Nëse deri dje keni dalë edhe pa i kushtuar shumë vëmendje look-ut tuaj, sot e bëni një gjë të tillë?

Po, në fakt, unë i kam kushtuar gjithmonë shumë vëmendje lookut tim dhe kjo besoj u vu re edhe brenda shtëpisë së “Big Brotherit” dhe tani që jam jashtë, sa i përket kësaj pjese, nuk besoj se do të ndryshoj stil jetese. Mendoj se gjithmonë para se të dal do të gjej kohën për t’u marrë pak me lookun tim.

Sa e sinqertë mund të jetë miqë- sia që lind në një reality-show?

Mbase për ata që nuk e kanë përjetuar ndonjëherë këtë eksperiencë mund të jetë pak e çuditshme, por mund të krijohen miqë- si të vërteta edhe në një realit, pra ku ti nuk i ke zgjedhur ata njerëz, por nëse keni gjëra të përbashkë- ta, në rastin konkret unë, Dritani dhe Liami, kemi pasur dhe kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme si brenda në shtëpi ashtu dhe jashtë saj… dhe unë jam e lumtur që kam dy miq të tillë…

Pra, me cilët mendoni se vërtet do ta ruani miqësinë për një kohë të gjatë?

Po, sigurisht që do të jenë këta që unë përmenda edhe më sipër, pra Dritani dhe Liami. Unë uroj që me kalimin e viteve miqësia jonë të forcohet.

Mendoni se me Françeskën ishte antipati e lindur apo një farë rivalizimi me njëra-tjetrën? Rivalizimi me Françeskën?

Jo, absolutisht kurrë… për sa i përket Françeskës si konkurrente në shtëpinë e “BB”, ne ishim në një garë dhe luanim secila lojën për të marrë çmimin, gjë për të cilin se cili nga ne kishte hyrë aty brenda. Kështu që ishte normale që do të kishim edhe debate, por jashtë atij formati, çdo gjë mes nesh është shumë ok.

Arbri, fituesi i “BB5″, ju shprehu simpatinë e tij dhe ju nuk iu përgjigjet, pse?

Sepse Arbri s’më ka tërhequr asnjëherë, kjo ishte arsyeja kryesore që nuk iu përgjigja asnjëherë simpat i së së tij. Për më shumë, thjesht e kam parë si shokë. Me këtë rast dua të hedh poshtë edhe hipotezën e Arbrit, i cili pretendonte se pëlqimi ka qenë i dyanshëm, unë e kam deklaruar si në shtëpi ashtu dhe jashtë saj.

Po çfarë karakteristikash duhet të ketë një mashkull, që të pëlqehet nga ju?

Nuk dua të hyj në detaje, sepse nuk dua që të idealizoj asgjë, por unë dua atë që çdo femër e kërkon nga mashkulli i saj, të më bëjë të lumtur në radhë të parë dhe të qesh gjithmonë.

Ju keni mbaruar fakultetin Juridik, mendoni se kjo famë që morët do t’ju hapi dyert e suksesit në karrierën tuaj?

Nuk e di sa mund të më ndihmojë për sa i përket fushës që kam mbaruar unë, megjithatë shpresoj që po, sepse dhe një ndër arsyet që unë hyra ishte edhe kjo, pra që të njihesha edhe për profesionin tim dhe të më krijoheshin njohje të reja.

Keni pasur ndonjë ofertë pune deri tani?

Kam pasur di sa të them të vërtetën, por unë jam pak natyrë ambicioze dhe dua më të mirën për veten time, pra jam ende duke pritur, uroj që të zërë vend të unë shprehja “I duruari i fituari”.

Për ju u fol se imitoni këngëtaren shumë të njohur Elvana Gjata, është e vërtetë apo jo?

Të them të drejtën e kam dëgjuar shpesh edhe unë këtë, por nuk e kuptoj se për çfarë e imitoj, pasi mendoj se ne të dyja kemi stile shumë të ndryshme, si në look ashtu edhe në imazh në përgjithësi… Kam stilin tim dhe kjo me siguri që do të jetë dhe më e dukshme me kalimin e kohës.

Ishit nga konkurrentet me një shije të veçantë për veshjet, a keni menduar që një ditë të merreni edhe me fushën e modës?

Faleminderit në radhë të parë dhe nëse do të më jepej mundësia, sigurisht që edhe mua do të më pëlqente, pasi kam shumë dëshirë që të eksperimentoj në çdo fushë, pse jo dhe në fushën e modës.

Tashmë ka filluar stina e nxehtë e verës, ju keni projektuar se si do t’i kaloni pushimet?

Jo, ende s’e kam menduar, pasi jam akoma në angazhimet e mia të post “Big Brother”. Por, sigurisht që do të jetë një verë shumë ndryshe për mua, nisur edhe nga fama që të jep pjesëmarrja në “BB”.

Po të kishit mundësi që të riluanit, çfarë nuk do ta kishit bërë kurrë?

Nuk mund të them se çfarë nuk do të kisha bërë kurrë, por nëse do të më jepej mundësia të riluaja, do të futesha që në fillim të garës, pasi mendoj se kjo më ka penalizuar disi…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here