Gerta Heta drejtoreshë në Kiss FMËshtë një radio e re për Shqipërinë, por shumë i njohur në të gjithë botën me emrin “Kiss FM”, dhe do të jetë Gerta Heta që do të jetë drejtoresha e programacionit.

Heta, e cila ka një eksperiencë disavjeçare në transmetimin radiofonik, duke qenë një nga zërat e parë të “Top Albania Radio”, mesa duket nuk mund të heqë dorë nga ky pasion i hershëm, edhe pse së fundi ka qenë më e angazhuar me projekte televizive, klipe, ndërsa është zëri zyrtar i një kompanie telefonike.

Tashmë është duke menduar për formatet e reja të programeve që do të transmetohen në valët e kësaj radioje të re, që pritet të bëjë dëgjues për vete.

Gerta Heta njihet  si vajza elokuente e radios, ndërkohë që një eksperiencë e veçantë e saj ka qenë si prezantuese televizive  përkatësisht e reality show-t “Kafazi i artë”, dhe spektaklit të fundit “Netët e klipit shqiptar”.

Vitet e fundit jeta e saj ka qenë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur vendosi të largohej vetëm për pak kohë dhe të rikthehej sërish.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here