Butler është i gatshëm të stabilizohet dhe ta ndajë jetën me femrën e duhur, por ai nuk do të ngutet për të krijuar një lidhje.

Ylli i filmit “Machine Gun Preacher”, i cili më herët ka pasur lidhje me Cameron Diaz, Jennifer Aniston dhe së fundmi me modelen Sarah Carroll, dëshiron të krijojë lidhje me një femër të veçantë.

“Do të më pëlqente të sistemohesha dhe ta ndaja jetën time me dikë. Por do të ndodhë kur të ndodhë. Kur mundohem t’i planifikoj gjërat në jetë, ato rrallëherë dalin ashtu si i kam planifikuar”, ka deklaruar 42-vjeçari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here