Boy George i pëlqen të jetë prapa grilave. Legjenda e pop muzikës nuk ishte i sigurt që donte ta linte burgun sa më shumë që rolit të tij prapa grilave i vinte fundit.

“Kur e pashë që po i vinte fundi, pata një moment kur u ndjeva sikur: A dua vërtetë të dal jashtë? Mund të kuptoj pse njerëzit institucionalizohen. Ke shumë kohë për veten dhe mendon: Kjo është shumë e mirë”, ka thënë ylli.

Ylli 49-vjeçar po ashtu ka thënë për “Absolute Radio”: “Kam pasur një punë të mirë. Kam punuar në kuzhinë. Më kanë pëlqyer vërtetë njerëzit me të cilët kam punuar. Kur kam ikur nga aty, ata kanë qenë vërtetë të pikëlluar. Ata më kanë thënë: “Ti je njëri nga punëtorët më të mirë që kemi pasur”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here