George Michael vdiq shkaku i drogës?Kushëriri i George Michael, Andros Georgiou ka bërë lidhjen e vdekjes së këngëtarit me drogën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Ai ka abuzuar me droga të rënda kohë më parë” ka thënë Georgiou në një intervistë për BBC, duke potencuar që këngëtari ishte i varur nga kokaina më parë.

Ndërsa sa i përket vdekjes së tij kushëriri i Michael, të cilët janë rritur së bashku, mendon që këngëtari ka përdorur ndonjë lloj të drogave dhe ka përzier atë me antidepresiv.

Michael ka vdekur ditën e Krishtlindjeve në moshën 53 vjeçare, dhe raporti policor për vdekjen e tij është jopërfundimtar.

Teste të tjera janë duke u zhvilluar për të gjetur shkaktarët e vdekjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here