Mbrëmë George Michael ka pranuar ndarjen nga partneri i tij, Kenny Goss, për herë të parë.

Gjatë një koncerti në Pragë, në një moment ku dukshëm është vënë re shpërthimi emocional i këngëtarit 48-vjeçar, ai ka thënë:

“Në të vërtetë, unë dhe Kenny jemi ndarë prej gati dy vitesh e gjysëm. Dhe qëkurse jam ndarë, jeta ime emocionale ka qënë shumë e trazuar. Ndihem akoma i pikëlluar për ndarjen nga Kenny.”

Duke qënë se edhe ndarja e tyre prej kaq kohësh është mbajtur e fshehtë, kuptohet që nuk ka patur asnjë deklaratë edhe nga ish-partneri i tij Kenny.

Por duke gjykuar nga jeta që ato kanë bërë gjatë 15 viteve bashkëjetesë dhe llojit të problemeve që kanë patur, ka shumë gjasa që arsyeja e largimit të Kennyt të ketë qënë lodhja ndaj jetës shfrenuese të këngëtarit George.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here