Clooney është mësuar që të marrë çmime për aktrim ose regji, por tani në raftet e tija mund të vë edhe një për punë bamirësie.

Në fakt, Clooney në një ceremoni të mbajtur në Los Angeles ka marrë çmimin për arritjet e tija në luftën për të drejtat e njeriut, “Human Rights Award”.

Çmimi i është dorëzuar për rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut në Sudan, “Vijmë deri tek momenti ku dëgjojmë sllogane të ndryshme” dhe unë i kam thënë: “Kjo nuk do të ndodhë nëse unë e shoh atë” ose “kurrë më”, por e vërteta është se kur njerëzit e pafajshëm ekzekutohen, kjo gjithmonë ndodh përpara syve tanë, ka ndodhur gjithmonë dhe do të ndodhë përsëri e përsëri”, tha aktori duke pranuar çmimin, raporton ITN.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here