Genti LakoKompozitori i njohur i shumë këngëve “hit” dhe bashkëshortja e tij Migena, drejtoreshë marketingu pranë “Panorama Group” në Shqipëri, pas një viti ceremoni zyrtare celebrimi në Bashkinë e Tiranës, janë gati të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë, që do të jetë një vajzë.

Migena është në muajin e saj të pestë të shtatzënisë, ndërkohë janë shfaqur së fundi në publik së bashku në konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria 2009”, ndërsa ndodheshin në sallë për ta ndjekur nga afër spektaklin.

Genti së fundi është shfaqur me “look” të ri, me flokë të prera shkurt, ndryshe siç jemi mësuar ta shohim për vite me radhë, ashtu siç ai ishte identifikuar me flokë të gjata e të mbledhura bisht.

Genti ndihet shumë i lumtur për ardhjen në jetë të vajzës, edhe pse nuk kishte shprehur më parë ndonjë preferencë nëse fëmijën e parë do të donte ta kishte vajzë apo djalë. Tani që është para faktit, i duhet të mendojë për emrin e vajzës, pasi ka marrë përsipër të vendosë ai.

Çifti është duke e pritur me padurim ardhjen në jetë të vajzës së tyre, ndërsa janë duke u përgatitur për arredimin e dhomës së foshnjes në apartamentin e tyre të përbashkët, ku jetojnë prej një viti. Genti dhe Migena kanë më shumë se katër vite të dashuruar, lidhje që vetëm në pak muaj u thellua me bashkëjetesë.

Edhe pse Migena për gati një vit pas celebrimit mban përveç mbiemrit të saj edhe atë Lako, ata kanë menduar që me ardhjen në jetë të fëmijës të organizojnë një ceremoni të veçantë martese. Historia e tyre nisi vite më parë, kur Genti bëri bujë si kompozitor, pasi solli një frymë të re në tregun muzikor shqiptar dhe Migena si organizatore e festivalit “Mikrofoni i Artë”, dhe drejtoreshë e radio “Plus 2”.

Aktualisht Genti Lako, i cili gjithnjë ka preferuar të jetë i tërhequr nga shfaqjet në publik, punon në studion e tij muzikore, ku kompozon këngë për këngëtarë të njohur dhe të rinj brenda Shqipërisë dhe jashtë kufijve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here