A i mbani mend performancat e para të Genta Ismajlit, atëherë kur muzika jonë kishte prurje dhe tendenca të reja, me këngë e muzikë zbavitëse dhe kur konkurenca nuk ishte akoma kaq agresive sa sot?

Asokohe Genta Ismajli kërkonte për një koncert jo më pak se 5000 euro. Për këtë gjë kanë shkruar edhe mediat, madje kanë reaguar menaxherët dhe organizatorët e eventeve, të cilët thoshin se çfarë jep Genta, përveçse një performance “play back”?

Megjithatë, ajo vazhdoi duke kënduar e performuar në shumë lokale dhe u bë një nga këngëtaret më të paguara ose, më mirë të themi, ishte në majën e pagesave, që ia kalonte gati çdo këngëtareje.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ja ku na vjen lajmi se Genta ka lëshuar pe tashmë tek çmimet, pasi këndon edhe më për më pak lekë. Natën e Vitit të Ri, në Kërcovë të Maqedonisë ajo është paguar 5.000 euro nga pronari i restorantit, por që nga ajo kohë Genta në koncerte shkon edhe për 2.000-2.500, euro aq sa paguhen këngëtaret Dafina Zeqiri, Nora Istrefi e Tuna Sejdiu, për shkak të konkurencës së lartë në treg.

Genta e ka kuptuar se po të vazhdonte të mbante çmimin e lartë, atëherë ajo do të ngelej pa asnjë koncert dhe gjithë financat ekzistuese do t’i shkonin në investime të projekteve muzikore./PanoramaPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here