Shpesh është komentuar nëse Genta Ismaili, këngëtarja sharmante nga Kosova e cila reflekton gjithmonë një pamje rrezëllitëse mund të ketë shumë sekretin që lidhen me bukurinë e saj, pamjen e freskët dhe trupin gjithmonë në formë.

Dhe ne e zbuluan! Nuk e besoni? Ja shikojeni, është pikërisht gruaja që ajo ka në krahun e djathtë.

Pa kaluar mes rreshtash, do të mendoni se zonja është këshilltarja e saj estetike ose ndonjë kirurge plastike, e në fakt këtu ka një të vërtetë që lidhet pikërish me pamjen e Gentës. Zonja që ka artistja e njohur në krah është pikërisht e ëma.

Po, po, nëna e Genta Ismaili, mos u habisni. E fisme, elegante dhe shumë e bukur. Pra, ky është i gjithë sekreti i Gentës një gjen i bukur që e trashëgon nga familja, të cilin ndoshta nuk kemi mundur ta zbulojmë deri tani. Nuk i thonë kot asaj fjalës së urtë popullore “Bëmë nënë të të ngjaj”, që e përkthyer në kohët modern lidhet vetëm me gjenet./gazetashqiptarja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here