Një foto që tregon këngëtaren Genta Ismaili të shtrirë në tapetin e skenës teksa ishte duke kënduar, është duke bërë xhiron e rradhës në internet, madje ka arritur të klikohet pambarimisht.

Sipas komenteve që vijnë shoqëruar me foton rezulton se këngëtarja ka qenë gjatë një koncerti, por në gjendje të dehur ajo nuk ka mundur dot të mbajë kontrollin dhe është gjendur brenda pak minutash njësh me skenën.

Nuk dihet me siguri nëse ky incident ka ndodhur për shkak të efektit të alkoolit, apo ka qenë thjesht një aksident që mund t’i ndodhë kujtdo.

Duke njohur natyrën e Gentës, shumica e dinë që ajo është tejet ekspresive në skenë dhe mund të ndodhë që duke kërcyer, padashje të jetë rrëzuar. Gjithsesi, në presim reagimet që mund të sqarojnë këtë situatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here