Pas emisionit ‘’E diela Shqiptare’’ të Ardit Gjebresë ku kishte rezervuar një pjesë për të folur rreth klikimeve të shumta të disa këngëtareve tona, dhe paraqitjes së disa fakteve sipas tij, se si këngtaret tona manipulojnë dhe mashtrojnë me klikimet fallco në YouTube e po ashtu me fansat në Facebook, këngëtarja Genta Ismajli e cila ka më së shumti pëlqime me mbi 400.000 ka reaguar ashpër.

Ajo ka paraqitur edhe disa ‘’fakte’’ që tregojnë të kundërten duke i bërë edhe thirrje të gjithë atyre që dyshojnë në vërtetësine e faqes së saj.

Indeksonline do të ju paraqesë të plotë reagimin e këngëtares Genta Ismajli e cila shkruan:

Koheve te fundit jane perhapur zera se faqja e Gentes ka pelqime FALLCO. I ftojme portalet e “shumta” me “gazetar” pa provoje te cilet shkruajne pa hulumtuar fare para se te bejne nje artikull te kontaktojne dhe te kerkojne raporte te cilat pa dyshim do t`i marrin si per ecurine e faqes se fansave ne Facebook ashtu dhe per shikimet ne YouTube.

Sa per informim faqja zyrtare e Gentes eshte hapur ne vitin 2008, pra para 5 viteve dhe mundesite per manipulim ne ate kohe kane qene zero.

Ndersa faqet qe jane hapur dy vitet e fundit kane pasur dhe kane mundesi manipulimi. Kjo do te thote se manipulimet behen ne faqe te reja dhe jo ne ato ekzistuese.

Ndersa sa i perket se si eshte e mundur te kete mbi 400.000 pelqime dhe te flasin 4000 apo 7000 rreth saj kjo varet e gjitha nga postimet qe behen ne faqe (Ju sygjerojme te lexoni informatat nga Facebook-u).

Vlen te ceket se gjate postimit te nje foto para 2 muajve ne faqen e Gentes eshte folur nga mbi 170 000 persona.
Shfrytezojme mundesine te falenderojme dhe te gjithe fansat e Gentes te cilet kane dhe do kene nje rol te vecante ne mbajtjen kampione te faqes se saj zyrtare te cilet shume here na ndihmojne ta shperndajme tek shoqeria e tyre dhe shpresojme qe kete do ta bejne dhe ne te ardhmen’’./
Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here