Genta duket shumë e zhgënjyer nga vlerësimi i jurisë gjatë natës së parë të spektaklit “Dancing ëith the stars”.

Këtë shqetësim ajo ja u ka bërë publik të gjithë fansave të saj në sitin facebook.com në të cilin këngëtarja shprehet kështu: “Përshëndetje të gjithëve.

Nuk e di në e keni parë shfaqjen e së enjtes, të programit ‘Dancingëith the Stars in Albania’ ku unë u kritikova nga njëra prej antareve të jurisë për faktin se isha mbi peshë. Me fjalë të tjera, tha se isha shumë e shëndoshë.

Ndjenja për të reaguar ndaj kësaj kritike po më rritet gjithnjë e më tepër. Unë nuk kam asnjë kundërshtim për kritikat rreth interpretimit tim.” Dhe me sa duket nga komentet e bëra fansat jo vetëm që e mbështesin Gentën, por ata madje i adhurojnë format e saj trupore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here