Ne bote, lufta se cila nga artistet me fame boterore ka me shume fansa ne rrjetin social Facebook eshte shume e ashper. Vetem pak kohe me pare fituese u shpall Rihanna, e cila ishte ne nje lufte te ashper me Lady Gaga, te pozicionuar ne vendin e dyte.

Edhe ne, kohe me pare beme nje kontroll te shpejte neper Facebook dhe ne fund realizuam nje hit parade te 10 kengetareve shqiptare qe kishin me shume fansa ne faqet e tyre ne Facebook, ku ne vend te pare u pozicionua mbreteresha Adelina Ismaili.

Por edhe pse nuk ka kaluar shume kohe, zbulojme se Adelina nuk eshte me ne krye te ketij klasifikimi virtual, duke zbritur ne vend te dyte, per t’i lene vendin nje tjeter Ismaili, kete here me emrin Genta. Na beri pershtypje teksa pame qe Genta ka plot 352,728 fansa ne faqen e saj ne Facebook, mbi 100 mije me shume sesa Adelina, e cila ka mbetur ne kuoten e 235,206 fansave.

Per te qene te sinqerte u habitem pak, pasi deri sot Adelina eshte konsideruar artistja me e dashur dhe me e pelqyer ne trojet shqipfolese, edhe me gjere madje, por faktet jane fakte dhe per momentin ajo qe ka pushtuar rrjetin social me te madh Facebook, eshte pikerisht kengetarja Genta Ismajli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here