Hitbërësja e “Guximit”, një prej këngëve më të preferuara të verës 2011, Genta Ismajli, është një këngëtare që edhe pse preferohet nga shumë meshkuj, çuditërisht ka ende statusin “single”.

“Shumë fansa më kanë shprehur dashurinë, nuk di të them nëse ka qenë “dashuri-dashuri” apo dashuri që lidhet me muzikën që unë bëj. Kam marrë propozime nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet në fakt, si p.sh., “Genta, do vdes nëse nuk do të takoj”, “Genta, do vdes nëse nuk do të jesh ti gruaja ime në të ardhmen” etj. (Qesh), ”… është shprehur këngëtarja.

Në fakt, gjysmë me shaka, ajo ka thënë se përmes këngës së saj më të fundit, “Guximi”, të realizuar në bashkëpunim me Dj DaLool u bën “thirrje” djemve që t’i afrohen e të mos kenë ndrojtje prej saj, edhe pse është një personazh publik shumë i njohur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here