Më në fund, një këngëtare e skenës shqiptare dëgjon këshillat e gazetave. Ju kujtohet shumë mirë shkrimi të cilin e kemi bërë për Genta Ismajlin, ku këngëtarja dukej me forma të tmerrshme?!

Përveçse i dhamë komplimente për suksesin në karrierë,  gjithashtu e kritikuam për linjat trupore të cilat ishin nën nivelin e një super ylli që pretendon të jetë ajo në skenën tonë.

Genta me siguri ka lexuar shkrimin dhe ka dëgjuar këshillat tona e menjëherë i është futur punës për rregullimin e linjave. E pasi ajo nuk ka kohë të bëjë dietë dhe të merret shumë me ushqimin që konsumon, këngëtarja ka zgjedhur përsëri kërcimin si pjesë e performancës së saj që po e kultivon me vite në koncerte.

Siç shihet edhe nga fotoja, Genta ka qenë e ftuar së bashku me disa miq të këngëtarës që të performojnë në disa koncerte në diasporë, përfshirë këtu Zvicrën dhe Gjermaninë, gjë që ndoshta do ta ndihmojë t’i rikthehen linjat të cilat i ka pasur më herët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here