Këngëtarja Genta Ismajli po vazhdon me koncertet e saj, kryesisht nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Pasi ka demantuar zërat rreth konfliktit fizik me DJ-in e saj zyrtare, duke thënë se ishte zënkë dhe jo rrahje, Genta ka vazhduar fundjavën me koncertin në Gjilan, ku është mirëpritur nga publiku.

Genta ka menduar për ata që nuk kanë qenë në koncertet e saj verore, duke freskuar vazhdimisht faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, me pamje nga mbrëmjet muzikore.

Fillmisht kishte premtuar se do të sjellë video dy minutëshe për çdo koncert që do ta mbajë gjatë verës, por tani ajo sjelle pjesëza nga koncertet nëpërmjet fotografive të realizuara gjatë performancave të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here