Genta paralajmëron këngë të rejaKëngëtarja Genta Ismajli për një kohë të gjatë i ka munguar skenës muzikore, por ka premtuar se do të rikthehet fuqishëm me disa këngë të reja për sezonin e verës.

Krijuesja e hitit “E kam provuar” ka dy muaj e gjysmë që është rikthyer nga Amerika, ku ishte për ta vizituar familjen dhe pas kthimit në Kosovë është duke punuar intensivisht në projektet e reja.

E ftuar në një nga televizionet e Shqipërisë, Genta ka thënë se është duke realizuar disa këngë për sezonin veror.

“Kam dy muaj e gjysmë që jam kthyer nga Amerika ku isha për të vizituar familjen. Të them të drejtën mezi s’kam pritur të kthehem prapë në studio në Kosovë. Jam duke realizuar këngët e reja tani për sezonin veror dhe për gjithë fansat, sepse ata janë duke pritur të bëjë diçka të re. Ka një kohë që nuk kam realizuar ndonjë këngë të re. Tani po merrem për këngën dhe për videoklipin e ri”, ka thënë këngëtarja, citon koha.net.

“Unë tash po i bëj dhjetë vjet bashkëpunim me Virusin dhe Darko Dimitrov dhe për këtë arsye kam vendosur që të punoj me ta edhe për projektet e mia të reja, të cilat do të jenë në treg shumë shpejt, për të gjithë adhuruesit e mi”, ka shtuar Genta.

Duke mos dashur të zbulojë detajet tjera të këngës, ajo ka thënë se me ekipin e saj janë duke punuar që kënga të jetë një hit dhe ndryshe nga këngët e mëparshme të saj.

“Ne jemi duke punuar që të jetë një hit, jemi duke e dhënë maksimumin që kënga të dalë më ndryshe. Të jetë ndryshe nga Genta që ka qenë më përpara. Këngët e mia do të jenë ritmike. Jam mbushur me energji dhe për këtë arsye kam vendosur që kënga të jetë ritmike”, ka theksuar këngëtarja. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here