Genta Ismajli, pjesëmarrëse në “Dancing With the Stars – Albania”, pohon se do të shkonte personalisht në Shkodër së bashku me partnerin e kërcimit, Dionin, për të vënë në dispozicion të familjeve të përmbytura një pjesë të konsiderueshme nga çmimi 50.000 euro, diçka më shumë se gjysma.

Gjithmonë në rast se fiton çmimin e madh.Këngëtarja, në një rrëfim të sinqertë për mediet shqiptare, pohon fuqishëm gjithashtu në lidhje me dëshirën e zjarrtë që ka për të qenë pjesëmarrëse në Festivalin Evropian.

Dua shumë të marr pjesë në ‘Eurosong’, kam bindjen që do ta përfaqësoj ashtu siç e meritojnë Shqipëria edhe Kosova”, përfundon Genta.

Ndërsa pyetjes nëse do të pozonte ndonjëherë nudo, Genta shprehet: “Jam më se e bindur që nëse një të ardhme do të realizoj një set të tillë, do të kërkoj objektivin e të mrekullueshmit Fadil Berisha”.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here