Genta: Mani do ma kalonte edhe mua! Genta e ka një motër: të bukur, sharmante. Quhet Mani.

Nuk ka emër të njohur publik, ani pse ka marrë pjesë në një klip të Gentës, në këngën “Shkune, tune”, e cila u mirëprit dhe është pëlqyer mjaft nga publiku gjithandej.

Me atë rast, Mani nuk kaloi pa u vërejtur nga mediet, të cilat filluan të shkruajnë se pritet edhe ndonjë duet i përbashkët me Gentën, e cila e mohoi, duke thënë edhe për “Kosovaren”, se as që e ka në mend ndonjë duet me motrën.

Sipas fjalëve të Gentës, thënë për “Kosovaren”, motra e saj, Mani, ka talent më shumë për film, për çka edhe studion aktrimin në Amerikë.

“Me ba ajo me hy në botën e muzikës, do ma kaloj edhe mua!”, tha Genta për motrën e saj shumë sharmante, të cilën ia vlen t’ia hidhni një sy fotografive, të cilat i siguroi “Kosovarja” për ju…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here