Këngëtarja atraktive Genta Ismajli i ka përfunduar xhirimet e klipit më të ri, kurse do të vijë me një këngë shumë ritmike, në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1.

Ju mund ta shikoni këtë foto që e siguruam nga xhirimet e kësaj videoje që, siç kemi thënë, është realizuar nga produksioni “Rec Production”, në stacionit e trenit në Shkup, midis shumë adhuruesve të saj, që do të jenë pjesë e klipit.

Muzika është house dhe pak latine, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga Big Basta.

Videoklipi pritet të dalë në treg nga fundi i majit, apo fillimi i qershorit, ndërsa këngëtarja edhe këtë herë është e veshur shumë provokative.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here