Genta Ismajli rrezikon arrestimin Këngëtarja Genta Ismajli, ishte bërë temë diskutimi para disa muaji kur kishte publikuar fotografi me armë.

Kjo për arsye se në Kosovë, ka raste kur policia arreston dhe interviston persona të cilat bëjnë një shkelje të tillë.

Edhe pse nuk dihet nëse policia kishte intervistuar në atë kohë Gentën, ajo rrezikon përsëri që të arrestohet nga policia.

Në një fotografi të cilën e ka siguruar Magazina.al, nga projekti i ri i këngëtares, Genta shfaqet duke mbajtur një revole në dorë, ndërsa kjo në Kosovë përbën shkelje ligjore.

Por përveç shkeljes këngëtarët tanë vazhdimisht bëjnë të tilla gjeste, edhe pse janë të vetëdijshëm për mesazhin negativ që përcjellin tek fansat e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here