Thashethemet dhe ndarja nga i dashuri i saj, Milot Binaku nuk e kanë penguar këngëtaren Genta Ismajli të vazhdojë punën në karrierën e saj.

Në një prononcim për Rozë, këngëtarja ka thënë se ka përgatitur këngën e re “Game Over”, me të cilën do të paraqitet nëpër programet e Vitit të Ri.

Ndërkaq, e pyetur për thashethemet se ajo është parë në Gjilan me një djalë për të cilin është thënë se është i dashuri i saj i ri, Genta ka thënë:

“Unë rri me djem të dajës, me shokë të tezakëve të mi. Jam nga Gjilani dhe jam njeri dhe normalisht se rri me ata djem”.

Një burim nga Gjilani kishte thënë për Rozë se Genta tashmë ka të dashur të ri, me të cilin ajo shëtit në qytetin e Gjilanit, ndërkaq një burim tjetër kishte thënë se edhe Miloti tashmë kishte gjetur partneren e tij të re.

Por, këto si duket nuk i hyn fort në punë Gentës, e cila thotë se ajo është duke punuar, ndërkaq pritet të jetë shumë aktive gjatë netëve festive.

Përpos ndarjes, Genta kishte pasur një problem edhe me një këngë, për të cilën ishte thënë se e kishte vjedhur nga një këngëtare armene./express/

3 KOMENTET

  1. genta te lumte je ma e mira e estrades te lumte je ylli i kosoves dhe kurr kurkush ska me ta mar kete post qe e ki dhe kurr ski me hek une jam nje adhuruese e zjarrte e jotja te dua shume shume isha knaq veq me tpa ni her ne gjilan tung tung nga gjilani te dua shume i love you for ever and you are very beautiful always baj baj genta shpirti jem mpuq mpuq mpuq……….for ever…………..you are very very beautiful ………..i love you for evver………..loje e re ………game over tung tung tung tung tun tun tun tung tung tung tunggggg

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here