gentaismajiGenta Ismajli është shprehur se do të sjellë projekte cilësore në muzikë dhe se do të përpiqet që asnjëherë të mos i zhgënjejë adhuruesit e saj. “Që kur kam filluar këngën, synimi im gjithnjë ka qenë që t’i sjell këngë, emocion dhe argëtim sa më të madh publikut apo adhuruesve të mi kudo që janë.

Mbase këtë synim vazhdoj ta kem edhe më tej. Do të mundohem që gjithnjë të sjellë këngë hite bashkë me videoklipe cilësore”. “Mendoj se çdo këngëtar duhet të ketë parasysh cilësinë dhe lançimin e një kënge dhe klipi. Dhe unë do të mundohem që asnjëherë të mos i zhgënjej adhuruesit e mi, do të mundohem që gjithnjë të sjell këngë e klipe për dëshirën e tyre”, ka thënë Genta për mediat kosovare. Aktualisht ajo është duke u marrë me materiale të reja muzikore, të cilat shumë shpejt pritet të shohin dritën e lançimit në treg.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here