Genta Ismajli prish raportet me LabinRaportet e tyre miqësore duket se janë prishur pas bashkëpunimit të fundit, ‘’Shkurt e shqip’’, ku këngëtarja e njohur Genta Ismajli shfaqet shumë provokative.

Ky bashkëpunim mes saj dhe Labinot Tahirit kishte ardhur nga kërkesat e shumta të fansave, e pas një bisede mes menaxherëve të dy këngëtarëve, kishte ardhur dakordimi që këta dy këngëtarë të bashkëpunojnë.

Por, duke qenë se raportet e tyre më parë kishin qenë në nivel të mirë, nuk e kishin ditur se do të vijë një ditë që ata të dy nuk do të flisnin.
Sipas Panoramës, arsyet e vërteta për prishjen e miqësisë nuk dihen, por flitet se ata të dy nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

Madje, pas lançimit të klipit, Labi kishte kërkuar që të mos jetë pjesë e skenave të nxehta të këngëtares pasi tashmë është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa këngëtarja Ismaili është akoma single.

E ndërsa Genta vazhdon të përgatisë projektet e reja për sezonin e vjeshtës, Labi në anën tjetër më shumë preokupohet për problemet që kanë njerëzit në qytetin e tij, Ferizaji, pasi ka deklaruar se do të angazhohet në politikë, duke konkuruar për kryetar të kësaj komune.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here