Këngëtarja Genta Ismajli, ka pasur një verë plot me punë e koncerte.

Ajo nuk ka pasur mundësi të pushojë, prandaj pas përmbylljes së sezonit të koncerteve verore, këngëtarja është nisur drejt Çikagos, ku po shijon disa ditë me familjarët e saj atje.

Duke qenë se ka pasur një orar të ngjeshur në muajt e fundit, Genta ka konfirmuar për mediat shqiptare se gjatë gjithë kohës ka qenë e rrethuar me bashkëpunëtorët e saj dhe se kjo ka ndikuar që Genta të mos ketë në krahë një të dashur.

Përveç se për performancat e saj, këngëtarja është përfolur shumë për dy ngjarje që lidhen pikërisht me bashkëpunëtorët e saj. Kjo pasi ajo ndërpreu bashkëpunimin me DJ-in e saj pas një zënke, e ndërkohë ngeli edhe pa menaxher në SHBA, pasi John Goçi u arrestua.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here