Ishte thënë më herët se këngëtarja Genta Ismajli është duke u bërë gati për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Këngës, por menaxheri i Gentës ka pohuar të kundërtën.

John Goci, menaxher i këngëtares, ka pohuar për Telegrafi se Genta as kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e këtij festivali.

Sipas tij, kompozitori që kishte shkruar këngën e Gentës nuk ishte shqiptar, dhe kjo gjë nuk u lejonte sipas rregullave të festivalit, ku autorët e këngës duhen të jenë shqiptarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here