gentaismajligranitmiftariGenta Ismajli, me një të dashur të ri?! Ajo vetë thotë ‘jo’, por thashethemet që qarkullojnë për të së fundmi, pohojnë të kundërtën. Ylli i skenës sonë flitet të ketë nisur një histori dashurie me gazetarin nga Kosova, Granit Miftari, i cili e shoqëron ngado këngëtaren.

E kontaktuar nga “Bluetooth”, vetë Genta e ka mohuar këtë lajm duke thënë se ‘me Granitin jemi miq shumë të mirë’. Por, përkundërdeklaratës së saj, zëra pranë televizionit ‘Klan’ ku ajo është e angazhuar seriozisht këto kohë si anëtare e jurisë së “Gjeniut të Vogël”, thonë se këngëtarja është në një lidhje dashurie.

Të njëjtat burime na konfirmojnë se ata ndajnë të njëjtin hotel së bashku, çka i shton edhe më shumë dyshimet tona për një histori dashurie. Megjithëse këngëtarja është gjatë gjithë kohës e shoqëruar edhe nga e ëma, Graniti nuk i ndahet për asnjë moment.

Madje kohët e fundit, ai u është përgjigjur edhe telefonatave në adresë të Gentës, duke u shndërruar kështu në një ‘menaxher’ të kohës dhe angazhimeve që ka këngëtarja e suksesshme.

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here