Genta Ismajli në lidhje me një amerikan?Genta Ismajli është përgjigjur mjaft shkurt dhe prerë në lidhje me jetën e saj private. Këngëtarja në një intervistë të dhënë së fundmi ka kërkuar që të fokusohen më shumë tek projektet e saj sesa tek romancat.

Në një intervistë për “Bluetooth”, këngëtarja ka rrëfyer të rejat më të fundit nga karriera e saj, planet për të sjellë disa këngë të reja dhe gjithçka nga jeta e saj private.

“Nuk ka asnjë të re ende. Megjithatë, nuk më pëlqen shumë të diskutohem për këtë, por për muzikën. Jeta ime private nuk është në shitje”, thotë ajo, duke mohuar edhe thashethemet e fundit se prej disa kohësh është në lidhje me një amerikan.

“Jo, nuk është e vërtetë. Në Shtetet e Bashkuara qëndroj për shkak të familjes sime dhe të impenjimeve të mia atje, por jo për shkak të këtyre thashethemeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here