gentaismajliGenta bënë të ditur se tani ka nisur realizimin e disa projekteve të reja muzikore, të cilat do t’i zbuloj me plasimin e tyre.

Ndërkaq tani e tutje ajo do të bëjë udhëtime më të shpeshta drejt Tiranës për shkak se do të jetë pjesëmarrëse e jurisë në spektaklin “Gjeniu i vogël”.

“Në fakt kur e mora ftesën për të qenë në jurinë e ‘Gjeniut të vogël’ nuk mendova gjatë, menjëherë pranova të jem në këtë shou, sepse më pëlqejnë fëmijët dhe qëndrimi më pranë tyre do të më bëjë të ndjehem mirë”, shton ajo.

Këngëtarja e mirënjohur, Gentiana Ismaili-Genta në spektaklin “Gjeniu i vogël” do të vazhdoj të jetë në juri për tre muaj me radhë.  Zeri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here