Megjithëse gjatë gjithë kohës është e angazhuar rreth muzikës dhe krijimeve të reja, këngëtarja Genta Ismaili thekson për “InfoPress” se ndihet shumë mirë teksa realizon krijime të reja në profesion e saj.

“Unë nuk e marr afër zemrës punën që e bëj, por kënaqëm me atë që bëj. Madje do t’i preferoja çdo artisi që punën mos ta marrë afër zemrës, por të kënaqët deri sa punon, këndon, sepse Zoti na ka falë që të bëjmë këtë gjë, të këndojmë, të jemi artistë”.

“Pra, duhet të kënaqemi, të punojmë dalëngadalë, për t’i kënaqur njerëzi me zërin tonë”, ka përfunduar Genta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here