Genta mohon një lidhje të mundshme, madje tregon edhe si me shaka edhe numrin e fëmijëve që do të ketë me Niozyn.

“Po do të bëjmë tetë ose dhjetë fëmijë bashkë me Noizyn”, ky ishte komenti i parë i këngëtares Genta Ismajli me qeshje, pas kërkimit të së vërtetës për lidhjen e mundshme të dashurisë ndërmjet saj dhe reperit nga Shqipëria.

Pas një interviste të dhënë për mediat shqiptare, këngëtari nga Shqipëria Noizy u raportua se ka deklaruar se është në lidhje dashurie me këngëtaren Genta Ismajli, por siç duket kjo ‘lidhje e dashurisë’ mund të ketë qenë vetëm një dëshirë e reperit, apo spekulim mediash.

“Nuk është e vërtet. Nuk kam lidhje dashurie me Noizyn”, ka deklaruar ajo për “InfoPress”, duke theksuar se i duket e paarsyeshme të merret më shumë me këtë çështje, pasi ka shumë gjëra më të vlefshme për të bërë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here