Këngëtarja Genta Ismajli sot niset për në Shkup, ku do të fillojë xhirimet e videoklipit më të ri nga “Rec Production”.

Mësuam se Genta ka kërkuar për xhirimin e këtij klipi shumë njerëz, që do të jenë thjesht statistë dhe duhen gati 200 të tillë për të qenë pjesë në këtë video të re.

Madje, produksioni i realizimit të kësaj këngë të re ka shpallur një lajmërim për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, madje ka lënë edhe orarin e takimit. Ne urojmë që Genta t’i mbledhë këta statistë sot dhe të realizojë këtë këngë, që është folur kohë më parë se do të jetë interesante.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here