Këngëtarja kosovare Genta Ismajli ka hapur kanalin e saj në faqen YouTube. Ajo këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një videoje të cilën ka publikuar në profilin e saj në Facebook, raporton gazeta “Express”.

“Adresa e ime do të jetë www.youtube.com/gentaofficial. Ajo që kërkoj nga ju është që të hyni në faqen e Youtube, të përdorni emrin dhe fjalëkalimin e juaj”, ka thënë këngëtarja.

Nga ana tjetër, Genta ka thënë se për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë fjalëkalim apo llogari në Youtube, ajo do ta bëjë edhe një video tjetër ku do të jep instruksione për fansat e saj se si të qasen në intervistat dhe spotet e reja që ajo do t’i bëjë.

“Një arsye tjetër që po ju kërkoj të krijoni një llogari në Youtube.com është se unë do të publikoj ekskluzivisht për ju spotin e këngës ‘Poison’”, thotë në këtë video Genta, duke paralajmëruar kështu një hit të saj të ri.

Ajo po ashtu ka thënë se shumica e këngëve të saj do të jenë në Youtube.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here