Genta Ismajli do të jetë mysafirja speciale në evenimentin Albanian Parade 2011 në New York.

Genta Ismajli kishte një verë shume të ngarkuar me koncertet e saja në të gjitha trevat shqiptare.

Përveç koncerteve të shumta, Genta këtë verë ka lansuar edhe dy videoklipe të cilat korrën suksese edhe jashtë trojeve shqiptare. Gjithashtu këngëtarja e suksesshme ka lansuar këtë verë edhe albumin e saj të pestë të titulluar “Guximi”.

Mesa duket, Genta këtë vit nuk ka gjetur kohë as për pushime. Disa ditë më parë këngëtarja energjike udhëtoi drejt Londrës për një projekt muzikor, ndërsa se shpejti ajo do të niset drejt Amerikës ku do të performojë në New York. Genta Ismajli është e ftuara speciale në evenimentin Albanian Parade 2011, i cili mbahet me 10 tetor në New York.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here