Genta Ismajli, që nga paraqitja e saj e parë është shquar me performanca plot energji e dinamikë. Ajo vazhdon të vlerësohet si e veçantë dhe të kënaqë fansat e saj, që ndër vite sa vijnë e shtohen.

Përkundër sukseseve që ka arritur, këngëtarja ka pranuar se i ka ndodhur që ndonjëherë të mendojë të heqë dorë nga karriera e saj dhe të vazhdojë ndonjë tjetër profesion.

“E kam menduar të them të drejtën. Ka pasur raste kur ndoshta jam lodhur ose nuk e kam ndier veten të shkoj me ndonjë koncert apo kam pas nevojë për pushim, por kjo është bukuria e gjithë kësaj, sepse në momentin kur një artist nuk mundet me performu dhe ka nevojë të pushojë ose ta lërë karrierën për pak kohë, atëherë e bën punën më së miri,” ka pohuar Genta per TCH.

Genta ka thënë të ketë punuar shumë për të arritur deri këtu ku është dhe tani për çdo ditë e më shumë ia di vleftën e çdo gjëje që i është ofruar dhe që ka. Këngëtarja është shprehur shumë mirënjohëse, duke falënderuar nga zemra të gjithë ata njerëz që e mbështesin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here