Genta Ismaili ka promovuar albumin e saj më të ri, të pestin me radhë, të titulluar “Guximi”.

Albumi përmban 16 këngë, shtatë nga të cilat janë në gjuhën angleze të cilat këngëtarja i ka përgatitur në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Genta ndjehet e kënaqur me realizimin e albumit të ri të cilin e ka quajtur të parin “mjaft profesional dhe të veçantë”.

“Për herë të parë kam realizuar një album mjaft profesional dhe të veçantë. Përveç këngëve shqipe, kam realizuar edhe 7 këngë në gjuhën angleze të cilat i kam përgatitur me krijues profesionist të këngës në Amerikë”, ka thënë Genta për ‘Zëri’.

Videoklipi i saj i fundit ishte “Guximi” në bashkëpunim me Dj Da Lool, për të cilin klip është shprehur shumë e kënaqur.

“Klipi është plotësisht i vërtet, kam organizuar një ndejë nga ku i kam filmuar të pranishmit pa dijeninë e tyre. Ka pasur shumë skena interesante me shumë pjesëmarrës në ‘party’ që i kemi ftuar në klip”, ka thënë Genta duke uruar që ky klip të vazhdoj të ketë sukses.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here