Genta IsmailiKënga është gjithçka për të. Në çdo moment të jetës, shoqëruese të përhershme ka vetëm muzikën. Shprehet se është ende single dhe pse ka shumë meshkuj rreth e përqark. Së shpejti do të hedhë në tregun muzikor një klip të ri ndaj dhe nuk ka kohë të tepërt, pasi gjithmonë ndaj fansave do të sjellë surpriza.

– Kohë vere. Me çfarë po merresh për momentin?

– Momentalisht jam e angazhuar në punë si zakonisht rreth këngëve, klipeve, koncerteve, familjes, shoqërisë gjithçka që mund të rrethoj. Jam shumë e zënë.

– Pjesa dërrmuese kanë filluar pushimet, po Genta, ku do të jetë këtë verë?  

– Verën do e kaloj në Shqipëri dhe jashtë saj, pasi jam shumë e angazhuar në koncerte edhe gjatë kësaj vere. Kështu për mua nuk mund të quhen pushime të mirëfillta.

– Ku parapëlqeni t’i bëni pushimet?

– Edhe në det edhe në vende malore. Që të dyja kanë lezetin e tyre.

– Po bashkëpunimi me Dj Blunt dhe Real 1 ka mbaruar si klip?

– Po klipi ka përfunduar dhe ka dalë shumë bukur. Pritet të dalë shumë shpejt brenda këtyre ditëve dhe të gjithë ata që më përcjellin në Facebook dhe YouTube do të kenë mundësinë ta shohin të parët, ekskluzivisht.

– Dihet tashmë që “Kënga Magjike 2012” është në përgatitje e sipër. A do të kemi pjesë të saj këtë vit?

– Nuk e di ende, s’kam diçka konkrete dhe nuk mund t’ju jap fjalën se do të jem atje.

– Keni qenë në shumë vende të botës, por cili vend ju ka lënë më shumë mbresa?

– Me vërtetë janë shumë, por unë do të veçoja Francën dhe Bali në Indonezi si vendet më të bukura që kam vizituar.

– Po nëse do të zgjidhje mes shoqërisë dhe familjes për të kaluar pushimet kë do preferoje?

– Shoqëria ime është dhe familja ime, familja ime është dhe shoqëria ime.

– Ke deklaruar në faqen tënde zyrtare në Facebook që do të realizosh video 2 minutëshe në çdo koncert që do të mbash… Është e vërtetë kjo?

– Po është e vërtetë, kjo është një dhuratë e vogël për të gjithë ata që nuk mund të jenë pjesë e publikut dhe që do donin aq shumë të ishin.

– Kjo tregon që do të jesh sa më afër me fansat e tu? Pra që je shumë e dhënë pas tyre?

– Ata janë burimi i energjisë sime, inspirimi im dhe gjithsesi do mundohem të jem sa më afër tyre në të gjitha mundësitë e mundshme. Një këngëtare nuk mund të jetë e suksesshme pa publikun e saj, mirëpo që të marrësh diçka duhet edhe të japësh diçka.

– Sa koncerte ke në axhendën tënde deri tani?

– Ka aq shumë sa që mund të them se gati secila ditë është e aranzhuar me mbrëmje të ndryshme, spektakle, etj..

– Keni gusto të çuditshme, si do jetë garderoba juaj nëpër koncerte?

– Disa i kam të zgjedhura dhe disa i vendos në momentin e fundit duke u bazuar në mbrëmje, gjë që e kam pak problem ta gjej garderoben e duhur pasi kam shumë lëvizje skenike dhe mundohem të bëj zgjedhjen e duhur. Zakonisht garderoben e zgjedh bashkë me nënën time. Ajo mund të më japë këshillat e duhura dhe tek ajo kam plotësisht besim.

– Sa është çmimi i veshjes më e shtrenjtë që ke dhe ku e ke blerë?

– E di që është me katër shifra. (Qesh)

– Të kanë cilësuar si bomba e muzikës shqiptare… Si të bën të ndihesh ky fakt?

– Natyrisht që ndihem shumë mirë kur dëgjoj këto fjalë për veten dhe kjo më shtyn që të punoj dhe më shumë e të jap sodisfaksion në publik.

– Po kur shkon në klube me miqtë e tu për tu dëfryer, kërcen kaq shumë sa kur je në skenë?

– Jo, kur jam në klub vallëzoj në mënyrë spontane. Dhe sigurisht jo aq shumë sa në koncerte.

– Nga e merr gjithë atë energji? Merresh me palestër apo trupi dhe linjat e tua perfekte janë vetë ashtu?

– Energjia vjen nga publiku dhe dashuria ime ndaj muzikës në përgjithësi, sigurisht që i kushtoj pak edhe palestrës, por edhe angazhimi i madh më bën të jem “non stop” në lëvizje. Ju falënderoj për komplimentin rreth linjave. (Qesh)

– Sa orë në ditë i dedikon asaj?

– Deri në dy orë në ditë kur te kem mundësi iki në palestër.

– Le të flasim pak për jetën tënde Genta… Vazhdon të jesh single apo ndonjë lidhje e re është në horizont?

– Vazhdoj të jem single publikisht.

– Si është mashkulli që ke idealizuar dhe a mendon se mashkulli ideal në fakt nuk ekziston?

– Nuk është se e idealizoj shumë. Bota ka miliarda meshkuj dhe mendoj se është diku rreth e për qark.

– Shumë shprehen se gjatë verës ndodhin flirtet më të çmendura… Ju jeni tipi i aventurave verore apo nuk e shfrytëzon si të tille këtë stinë?

– Ndodhem në valën e angazhime të mëdha verore dhe shumë kush mund të flirtoj me mua po unë? Nuk e di…

– Si është një ditë e zakonshme e jotja?

– Me angazhime rreth profesionit dhe me familjen time.

– Genta u trembesh gabimeve?

– Natyrisht që u trembem, por punoj shumë në mënyrë që ato mos të ndodhin dhe nëse ndodhin mësoj të mos përsëriten.

– A kërkon falje shpesh apo dëgjon më shumë të të kërkojnë falje?

– Të dyja i bëj.

– Cila është motoja e Gentës në jetë?

– “Hard to get, Hard to find, tough to beat dovvn (Vështirë për ta marrë, Vështirë për ta gjetur, Vështirë për ta rrëzuar)”

– Dhe së fundmi një mesazh për gjithë fansat e tu…

– Dy fjalë : Ju dua!

Bisedoi: Rita Rrjolli dhe Albert ZHOLI  Gazeta Telegraf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here