Genta Ismajli pasi fitoi disa çmime tek “Zhurma Show” udhëtoi drejt Suedisë për të realizuar një këngë të re, në një studio muzikore atje.

Kënga titullohet “This is my night” (Kjo është nata ime) dhe pritet që të jetë një hit i radhës nga Genta pas këngës “Shkune, tune” dhe “Femrat shqiptare”.

Për titullin e hitit të ri, siç shkruhet në faqen e fansave të saj, ajo është konsultuar me menaxherin John Gocin dhe ai e ka ndihmuar në përzgjedhje.

Ndërkohë, Genta këto ditë është duke rregulluar vilën e re në një lagje të Prishtinës, në të cilën do të jetojë së bashku me grimerin e saj, ndërsa për ambientet e brendshme, këngëtarja, me ndihmën e nënës së saj, kanë angazhuar disa arkitektë të njohur.

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here