Genta Ismajli ka zbuluar se ajo do ta hapë sezonin e verës me një rok baladë, ndërsa do të pasojnë katër këngë ritmike.

Këto ditë jam shumë e angazhuar dhe gjithashtu me stres. Kemi shumë angazhime, dhe jo vetëm unë por i tërë stafi, të cilët po mundohen të krijojnë diçka të re dhe të mirë për mua.

Bëhet fjalë për pesë këngë të reja, të cilat do t’i fus në një CD me disa nga këngët, ‘hitet’ e mia të dëgjuara më përpara.

Besoj që shumë shpejt një CD e imja do të jetë në duart e fansave të mi”, tregon Genta, ndërsa flet për një angazhim të fuqishëm rreth të rejave që do pasojnë. “Fuqishëm i jam rrekur angazhimit tim në muzikë ku përveç CD-së, jam duke përgatitur edhe dy klipe të reja.

Realisht filmimet për rok baladën kanë mbaruar .Është një këngë shumë interesante dhe e mirë me tekst dashurie, ka thënë Genta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here