Si duket VIP-at e estradës muzikore shqiptare kanë vendosur ta fillojnë vitin 2012-së duke u zbavitur. Duke marrë parasysh që kanë pasur agjendën e ngjeshur gjatë festave të fundvitit dhe kanë kaluar kohën duke i argëtuar fansat e tyre, është e drejtë që edhe ata vetë të dëfrehen pak.

Para disa ditësh kishim lajmin se si Blero kalon kohë të mirë në shoqërinë e tij, por si duket nuk është ai i vetmi prej këngëtarëve që ka marrë një hap të tillë. Në klubin “Duplex” në Prishtinë është vërejtur edhe Genta e cila është parë duke u argëtuar.

Ajo ka qenë në një atmosferë  dhe dukje të relaksuar. Pa make up të tepruar dhe veshje ekstravagante, ashtu siç jemi mësuar ta shohim atë.

Urojmë ashtu siç e kanë filluar VIP-at vitin 2012 ashtu edhe ta përfundojnë, duke u dëfryer por edhe duke promovuar projekte të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here