Seksi këngëtarja Genta Ismajli sapo ka lançuar një këngë të re me titull “Pse ike” të cilën e ka promovuar nëpër xhirimet televizive në televizionet kosovare dhe nëpër videokasetat e ndryshme.

Kënga e Gentës është pëlqyer shumë, por shumica nuk e dinë versionin origjinal derisa ne jemi vënë në hulumtim dhe kemi zbuluar versionin e publikuar tre vite më parë.

Ka pak ditë që kjo këngë është hedhur në youtube dhe menjëherë janë hedhur dyshimet që kjo këngë është plagjiat nga një këngë serbe. Edhe këtë rradhë Genta nuk i shpëton huazimit duke u hedhur në “gjah” pas një hiti të vjetër serb që e ka kënduar grupi i njohur “Djogani” ndërsa është publikuar në Serbi në vitin 2008, kurse kënga titullohej “Znam ja” që në shqip do të thotë “E di unë”.

Djogani është grup tepër i njohur gati në gjithë Ballkanin, ndërkohë të njejtët më herët ishin akuzuar për vjedhje të një kënge nga këngëtarja Arta Bajrami, e cila kishte paralajmëruar edhe padi ndaj tyre për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit.

Ndoshta Genta do të arsyetohet përsëri edhe këtë rradhë duke i’u hedhur fajin vet kompozitorëve pasi disa herë e ka theksuar atë nëpër intervista të ndryshme. E teksa të gjithë mundohen të duken dhe të shfaqen origjinale, viti 2011 për Gentën do të jetë një fillim me këngë të huauzara siç ishte dhe fillimi i karierës së saj…!!

E këto ditë përveç pregaditjeve për xhirime nëpët televizionet në Kosovë dhe koncerteve të shumta, ka ndarë kohë dhe për të realizuar disa sete me fotografi tek fotografi Avni Selmani për një revistë prestigjioze në Kosovë.

Për momentin atje po zhvillohet një “luftë” mes këngëtareve të estradës se cila do të fitojë më shumë “cover”-a nëpër revista të ndryshme dhe hapësirë mediale më të madhe, pasi kur janë në pyetje numrat festiv dhe special atëherë dhe interesimi i këngëtareve është më i madh.

Televizioni Klan Kosova të shtunën e kaluar ka regjistruar realizimin e setit me Genta Ismajlin e cila me disa veshje ekstravagante pozonte për fotografin e njohur./Blerand Rexhepi/

2 KOMENTET

  1. shum po shkruni palidhje se ak vjedh hiq se i ndegjova te dyjat genta mat mir se te asaj eka kangen mos ja kini inatin

  2. oj diana slun role a ka ba genta ma mir ajo
    fakt osht qe e ka vjedh!

    edhe mu marre per to pom vjen siq mundet serrbit me vjeth kengen.
    a e ka dit ajo spom intereson!

    nese ajo osht aq profesionale dueht me dit me qfar kompozitor ajo punon!!

    mediat duhet me bojkotu genten e kengetare te llojit te saj.
    qe sdin te laujn asnje instrument e nuk din te shkruajn textet e vete…

    thuhet qe kemi shum kengetare ne kosove…por deri tash i pash vetem pak qe mundem ti quj KENGETAR TE VERTET!!!!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here