Marredheniet mes artisteve te fushes muzikore gjithmone jane te komplikuara. Kur jane me njeri-tjetrin, ata japin shembullin e nje shoqerie te forte e te sinqerte.

Krejt e kunderta ndodh kur flasin pa doreza ne mungese te shoqi-shoqit.Keshtu duket se ndodh me te gjithe, por rasti ne fjale eshte padyshim i vecante. Behet fjale per dy kengetaret kosovare Genta Ismajli dhe Nora Istrefi.

Dy koleget ne muzike nuk jane komentuar kurre per ndonje afrimitet mes tyre, njesoj sic nuk jane komentuar per ndonje armiqesi.

Te gjendura ne nje tavoline festive mes kolegesh te tjere, Genta ka marre persiper te vere disi ne loje Noren. Ajo eshte cuar ne mes te lokalit dhe ka imituar mynyren e interpretimit te Nores ne kengen e saj hit, “Dy shoke”, imitim qe eshte kthyer ne nje situate humori per te pranishmit.

Por nese per kedo “hakmarrja eshte nje pjate qe serviret e ftohte”, me Noren nuk ndodh keshtu.

Ajo nuk u ka lene shume kohe te qeshurave te kolegeve, por eshte ngritur menjehere per te realizuar edhe ajo performancen e imitimit. Roli i ri si “aktore” i kengetareve, i ka bere ato personazhe te mbremjes, por nuk e dime nese i ka bere miqesore mes tyre, apo e kunderta!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here