Këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli, shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, realizuar në duet.

Pasi publikoi bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ole Ole”, Genta ka filluar të punojë në realizimin e një kënge të re, bashkë me reperin nga Shqipëria, Noizy.

Këtë gjë e ka konfirmuar ky i fundit, nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shënuar: ”Më në fund duke incizuar me Genta Ismajlin, këngën e çmendur që të gjithë e prisni. Do të publikohet shumë shpejt”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here