Genta Cana nuk është rrahur me ish-missin!Aktualisht në portale të ndryshme po qarkullon një lajm, në qendër të të cilit janë dy ish miss-e, Arta Kamberi dhe Genta Cana. Kjo e fundit, tani e njohur edhe si prezantuese në “Klan Kosova”.

Flitet se Arta dhe Genta janë përleshur në një vend publik – kafiteri. Arsyjet e përplasjes nuk jepen askund.

Dhe, portalet e ndryshme e citojnë “Kosovaren” si media nga e cila është marrë lajmi, gjë që është krejtësisht e pa vërtet dhe jashtë çdo norme të etikes profesionale. “Kosovarja”me të marr vesh lajmin, ka kontaktuar me Genta Canen për të mësuar të vërtetën.

Ish miss përcjellësja e parë në “Miss Universe Kosova”, tani prezantuese, e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë se kjo është vetëm një shpifje. “Kjo është shpifje, këtu nuk ka asgjë të vërtet. Më e keqja është që këtë vajzën as që e njoh. Ky lajm më ka bërë nervoz”, thotë e revoltuar Cana, e cila shton se lajme të tilla po dalin që ta degradojnë imazhin e saj. Pra, sipas bukuroshes së ekranit, në këtë mes nuk ka asgjë të vërtet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here