Disa personazhe VIP kanë menduar t’i fusin në kurth fansat e tyre në ditën e gënjeshtrave 1 prill, me disa shaka të hidhura apo të ëmbla për jetën e tyre personale.

E para që ka bërë një gënjeshtër nga ato që miqtë e saj e kanë quajtur “aspak pa kripë”, ka qenë shakaja e Ronela Hajatit, e cila u dha porosi disa miqve të jepnin lajmin në wall-in e saj në Facebook se kishte humbur jetën në një aksident automobilistik me një mikeshën e saj.

Shumë prej miqve kanë rënë pre e këtij lajmi, duke vazhduar me komente ngushëlluese në wall-in e saj, por këngëtarja kur e pa që situata u bë shumë serioze, nuk ka vonuar duke thënë se ishte një shaka nga ato që di t’i bëjë vetëm ajo.

Ndërkohë që kanë vazhduar më një shaka pak a shumë të hidhur, po patjetër shumë më të butë se ajo e Ronelës, dy këngëtaret Rezarta Shkurta dhe Tuna Sejdiu, të dyja të martuara.

Ato kanë ndryshuar më 1 prill statuset e tyre nga “married”, i kanë bërë “single”. Sigurisht që ka qenë një shaka që nuk është marrë aspak seriozisht nga fansat e tyre.

Këngëtarja Anjeza Shahini ka bërë një shaka të butë për 1 prill, ndërsa ka shkruar se është pajtuar me të dashurin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here